Shifrat/ Sulmi më i mirë i Superiores, Vllaznia si fabrikë golash…

Shpërndaje

Dy golat në fitoren e fundit 2-1 ndaj Teutës konfirmuan edhe njëherë se Vllaznia ka sulmin më të mirë të Superiores. Shkodranët pas 14 javësh të sezonit 2024-2025 kanë shënuar 23 gola, më shumë se kushdo tjetër në Superiore.

Pas tyre në këtë klasifikim vjen Dinamo me 21 gola të shënuar. E ndërsa në treshen e parë si ekipet që kanë shënuar më shumë deri tani është Partizani me 19 rrjeta.

Po ashtu goli i Grudës e dërgoi në pesë numrin e futbollistëve tek Vllaznia që e kanë gjetur më shumë se një herë rrjetën këtë edicion.

Duke nisur nga Balaj me 8 gola të shënuar, Mala me 4 të tillë dhe Dodaj e Gruda me nga 2 secili në llogarinë e tyre. Gjithashtu, dy gola këtë sezon ka shënuar edhe mbrojtësi Stojanoviç. Ky fakt tregon formën e mirë që po kalon sulmi kuqeblu dhe sulmuesit e skuadrës në veçanti./Panoramasport/

Shpërndaje