Atentati me 4 viktima në Shkodër/ Arrestohet personi që vodhi “Range Rover”-in, u përdor nga autorët…

Shpërndaje

Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor të këtij viti, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati, dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha, të cilët po kalonin rastësisht me motor.

Mësohet se  se dy javë më parë policia ka arrestuar personin që kishte vjedhur makinën tip Range Rover që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.

Arrestimi i tij është bërë në Shkodër dhe është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor, pasi mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes. Mjeti rezultoi të ishte vjedhur në Durrës, dhe ishte denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.

Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka dijeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment nuk ka pranuar të japë deklarime.

Dëshmia e tij konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen, me dyshimet se vrasja është kryer nga një grup kriminal.

Pak ditë më parë, me dyshimin se nuk kishin kryer detyrën siç duhej, u arrestuan 4 efektivë të Shqiponjave për shpërdorim detyre. Ata akuzoheshin se nuk kishin siguruar siç duhej ve din e ngjarjes dhe kishin lejuar të largohej prej andej një person i tretë, për të cilin dyshohet të ishte Ibrahim Lici, një personazh i kërkuar për vrasje.

Shpërndaje