U arrestuan për masãkren e Dobraçit, gjykata e Shkodres jep masën e sigurisë për 4 efektivët e policisë…

Shpërndaje

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç më 30 Tetor, ku humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra”.

Katër efektivët u arrestuan me 20 nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.

Shpërndaje