Kush janë 7 shqiptarët dhe 3 të huajt e arrestuar për laboratorët e kokainës…

Shpërndaje

Mbrëmjen e të premtes u zhvillua një megaoperacion në disa qytete, ku u zbuluan tre laboratorë të sofistikuar droge, që përdoreshin për përpunimin e kokainës.

Nga ky operacion janë arrestuar 7 shqiptarë dhe 3 të huaj. Euronews Albania ka arritur të sigurojë emrat e të arrestuarve:

  1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
  2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
  3. Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
  4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
  5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
  6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
  7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetas të huaj:

  1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
  2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
  3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian

Sipas SPAK hetimet në lidhje me operacionin kanë nisur në vitin 2023 dhe përgjatë një viti u zbulua mekanizimi si funksionte sjellja e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 48 ton material të papërpunuar dhe 850 lëkurë gjedhi në të cilët dyshohet se fshihej kokaina, e cila rikthehej në formë e drogës për shitje përmes një procesi kimik që kryej nga kimistët e ardhur nga Amerika Latina.

Kokaina vinte në Shqipëri e papërpunuar nga vendet prodhuese të Amerikës së Jugut, dhe pasi përpunohej në laburatorët e gjetur, transportohej për t’u tregtuar drejt vendeve të BE-së.

Detajet e Hetimit

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi se ky rrjet kriminal vepronte duke importuar drogën nga vendet e Amerikës Latine dhe më pas duke e përpunuar në laboratorët e ngritur në Shqipëri, për ta shpërndarë në tregun evropian. Hetimi i deritanishëm ka çuar në arrestimin e shtatë shtetasve shqiptarë dhe tre shtetasve të huaj nga Amerika Latine, duke përfshirë dy venezuelianë dhe një kolumbian.

Provat e sekuestruara përfshijnë:

  • 48 ton material të papërpunuar (rreth 850 lëkurë gjedhi) nga Amerika Latine, ku dyshohet se fshihet kokainë.
  • 6.1 kg kokainë të përpunuar.
  • Shuma të konsiderueshme parash, përfshirë 36,270 euro, 357,046 lekë, dhe 57 milionë peso kolumbiane.
  • Pajisje laboratorike, përzierës kimikë dhe mjete për fshehjen dhe transportin e drogës.
Shpërndaje