Ndeshja Shqipëri-Çeki, rrugët që do të bllokohen nesër…

Shpërndaje

Nesër, në datën 16 nëntor 2024, ora 20:45, do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të bllokohen:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

– Rruga “Papa Gjon Pali II”;

– Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

– Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

– Rruga “Themistokli Gërmenji”;

– Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

– Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

– Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

– Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

– Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Shpërndaje