Tragjedi në Shkodër, gjendet i varur një 15-vjeçar…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës.

Nga informacionet paraprake mësohet se një 15-vjeçar dyshohet se është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij në lagjen “Skënderbeg”.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje