Vllaznia mposhti me rezultatin 2-0 Skënderbeun në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.
Pas ndeshjes foli Kevin Dodaj, autor i golit të dytë te Vllaznia. Sulmuesi kuqeblu deklaroi:
Shpresoj të jem dhe shumë ndeshje të tjera lojtari i ndeshjes. Ne e vlerësuam, çdo ndeshje e vlerësojmë njësoj, hymë në lojë për 3 pikë, luftuam deri në fund dhe ia dolëm“, u shpreh Dodaj për RTSH.