Aksident në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grudë-Fushë.
Një automjet tip fuoristradë AA754TE ka përplasur një motorçikletë në të cilin udhëtonin 2 të rinj të cilët kanë marrë plagë të konsiderueshme.
Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidendetit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit” automjeti me drejtues shtetasin A. P., 21 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues një të mitur 14-vjeçar.
Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.