ATENTATI ME 3 VIKTIMA NË SHKODËR, MINISTRI I BRENDSHËM: SHUMË SHPEJTË DO KEMI REZULTATE KONKRETE! PO PUNOHET PËR ARRESTIMIN E AUTORËVE…

Shpërndaje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër.

Teksa u pyet nga gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, ai u shpreh se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete në lidhje me ngjarjen.

“Dje të gjitha forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

Shpërndaje