Tirana dhe Vllaznia kanë prodhuar spektakël në fushën e blertë, ndërsa ishin shkodranët që fituan 3 me 4. Sfida e javës së 11-të në Superiore i dha kuqebluve tre pikë.
Spektakli nisi që në pjesën e parë ku Vllaznia e mbylli në avantazh 3 me 0, pasi Balaj shënoi dy herë dhe më pas me Malën. Në të dytën gjithçka vazhdoi me katër gola të tjerë.
Fillimisht Tirana ngushtoi shifrat me autogolin e Juriç, teksa më pas ishin shkodranët që shënuan me Grudën. Nga ky episodi nuk u fol për futboll në 13 minuta, pasi një lëndë plasëse dëmtoi lojtarët e Vllaznisë gjatë festimit të golit nga Gruda dhe sfida u ndërpre.
Ishte Mala që përfundoi në ambulancë. Asgjë nuk ishte mbyllur, teksa u akorduan 17 minuta shtesë. Tirana shënoi dy herë në shtesë, fillimisht me penalltinë e Bajroviç që ishte e dyta e sfidës dhe më pas Ndreca.