Është ndarë nga jeta sot, në moshën 91 vjeçare mësuesi i nderuar i Shkodrës, veçanërisht i Medresesë ”Haxhi Sheh Shamia” z. Qeuther Lici.
Nga viti 1952 deri në vitin 1997 ushtroi detyrën e mësuesit dhe të drejtuesit në shumë shkolla të Qarkut të Shkodrës.
Nga viti 1997 deri në vitin 2019 ishte mësues dhe drejtues i arkivës së shkollës pranë Medresenë ”Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve.
U shqua si një personalitet dhe profesionist në fushën e Biologjisë dhe Kimisë, një mësues kujdestar shumë i devotshëm me një përkujdesje tejet të veçantë ndaj nxënësve si një arsimtar dhe prind për ta si dhe një drejtues i spikatur.
Ishte dhe do mbetet gjithnjë modeli i një arsimtari profesionist dhe qytetari me vlera të larta intelektuale.
Medreseja ”Haxhi Sheh Shamia” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë stafit të shkollës për humbjen e personalitetit të arsimit, z Qeuther Lici.
Qoftë i Xhenetit!