Dy ditë nga Shqipëri/ Norvegji për femra , Franja: Atmosferë pozitive, presim mbështetjen e tifozëve në  “Loro Boriçi”…

Shpërndaje

Kombëtarja e futbollit femra e drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima vazhdon përgatitjet në pritje të ndeshjes me Norvegjinë, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për fatet e kualifikimit të Shqipërisë në Europian. RTSH Shkodra ka ndjekur nga afër proçesin stërvitor në fushën sportive “Hasaj” duke intervistuar zëvendëskapitenen e kombëtares Ezmeralda Franja, me një përvojë mbi 8- vjeçare si titullare e kombëtares.

Franja, së bashku me koleget e saj të Vllaznisë kampione përbëjnë bazën kryesore të ekipit kombëtar, ndaj në përballjen ndaj Norvegjisë, tifozëria shkodrane ka një motiv më shumë për të qënë në stadium, ku edhe hyrja është falas.

Ndeshja Shqipëri  – Norvegji në futboll femra luhet pasditen e së premtes së 25 tetorit në stadiumin “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 16:00.

Shpërndaje