Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar këtë të shtunë dy sfidat e radhës për javën e shtatë. Në Elbasan skuadra e Dinamos fitoi 2-1 me përmbysje kundër Vllaznisë, ndërsa në Laç vendasit u mposhtën sërish, këtë herë 0-1 nga Teuta. Të premte Partizani fitoi 0-2 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias.
Në “Elbasan Arena” skuadra e Dinamos përmbysi 2-1 në limite Vllazninë. Shkodranët kishin tre fitore radhazi andaj u futën me besim në fushë duke gjetur edhe avantazhin pas 28 minutave lojë me golin e Sala. Engjëll dhe djall djaloshi i Vllaznisë, që në minutën e 51 la të tijtë me një lojtar më pak pas dy kartonave të kuq.
11 minutat e fundit ishin dramatike për shkodranët që pësuan dy gola. Itodo në të 79 dhe Dejvi Bregu në shtesën e pestë i dhanë tri pikë Dinamos, duke e ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Vllaznia sërish në krye me 13 pikë