A rrezikohen gratë shtatzëna nga koronavirusi? Pergjigjet e duhura nga doktori Halim Kosova

Shpërndaje

A rrezikohen gratë shtatzëna nga koronavirusi COVID-19?  Doktori i njohur Halim Kosova i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma  i përgjigjet disa pyetjeve të cilat u interesojnë shumë grave të cilat janë në pritjen e ëmbël.

Halim Kosova: Gratë shtatzëna janë të mbrojtura. Kanë një  imunitet karshi sëmundjeve dhe viruseve të ndryshëm, por në rrethana të caktuara kur shtatzanisë i bashkangjiten dhe sëmundje të tjera, si hipertensioni,  diabeti, sëmundjet pulmonare të mëparshme, probleme të mosfunksionimit të mëlçisë, veshkës apo zemrës, atëherë këto gra janë pak më të rrezikuara. 

Por nga studimet e deritanishme dhe eksperienca e vendeve të tjera, janë vërejtur se nga 147 gra shtatzëna vetëm 8% kanë kaluar probleme disi të rënda dhe 1 % kritike. 

Unë i takoj një brezi që  kam kaluar dhe fruth rubeolën, vaksinimin, që u kthy në një mankth sepse gratë e bënin pa e ditur që ishin 2-3 ditëshe shtatzënë. Kam qenë mjek kur kemi operuar në situatën e gripit të derrit, raste të rënda të grave dhe këto eksperienca na kanë bërë të fitojmë një lloj sigurie që grua shtazënë është më e mbrojtur karshi këtyre gjërave.

A ka rrezik për fëmijën në bark?

Halim Kosova: Deri tani nuk ka asnjë rast që virusi të konstatohet në lëngun që rrethon fëmijën, lëngu amiotik, as tek qumështi i nënës pas lindjes dhe fëmijët që kanë lindur nga nëna me COVID-19 të kenë rezultuar pozitivë. Këto janë fakte të rëndësishme që i japin një siguir për mirëpërfundimi e shtatzanisë. Por që një grua shtatzënë duhet të ruhet nuk e vë askush në diskutim. Deri tani tregohet se shtatzania nuk preket nga koronavirusi. Edhe sikur në fillim shtazania të shoqërohet me temperature të lartë, ka kohë që është e vërtetuar që nuk jep keqformime. Mund të japë dështim nëse temperature është shumë e lartë dhe e vazhdueshme, qoftë dhe jo nga koronavirusi por nuk jep efekte malformuese.

Në vëmendje

Halim Kosova: “Këtij armiku kaq të madh e të padukshëm që i është vërsulur rruzullit tokësor mund tia rrisim fuqinë e tij me neglizhencën tonë, ose mund ta dobësojmë dhe shkurtojmë jetën me gjëra shumë të thjeshta dhe të domosdoshme në jetën e përditshme. Mos neglizhoni gjërat e thjeshta në mënyrë të përsitur gjatë ditës që tia shkurtojmë jetën këtij virusi deri tani të paditur dhe të pallogaritshëm se ku do të shkojnë dëmet e tij.”

Shpërndaje