“Mala është fenomenal, asnjëherë më mirë se tani”, Brdariç për lojën sulmuese: Edhe Murinjo ishte i suksesshëm me kundërsulme…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, e ka cilësuar të merituar fitoren e skuadrës së tij ndaj Bylisit në javën e pestë të Superiores.

“Duhet ta meritosh fatin. Falënderoj tifozët, të gjithë që ishin në stadium dhe na mbështetën. Po ashtu edhe ekipin për fitoren, pasi asnjë ndeshje nuk është e lehtë, secila ka mënyrën e vet të qasjes dhe në fund të ditës tre pikët ishin të merituara.

Së pari i uroj sa më të mirën Alivodës. Të çosh një lojtar në nivel tjetër është puna jonë, është fitore për të të shkojë atje. Sot u thashë lojtarëve që Sala nuk është një zëvendësim për Alivodën, por është koha e tij për të luajtur. Kemi punuar shumë që të jemi një ekip i fortë, të kemi një strategji tonën, një sistem loje. Mala mund të luajë disa pozicione, si implementon detyrat, është fenomenale. Nuk kam parë një herë më mirë se tani Malën, është shumë punë, besim, i jep punë ekipit, energji. Ai na ndihmon edhe me eksperiencën e tij për të fituar ndeshjen.

Delaj-Dodaj? Duhet të marrim në konsideratë shumë gjëra, është situatë që duhet të rritim lojtarët sidomos në pjesën individuale. Por u duhet kohë. Deri tani nuk kanë ende 90 minuta të luajnë në këmbët e tyre, kemi analizuar me stafin edhe është diçka taktike që i kemi lojtarët e krahëve shumë të mirë me cilësi të ndryshme dhe ia bëjmë të vështirë kundërshtarit të mbrohet. Është e mirë për ne që kemi mundësi të tilla dhe mund të vazhdojmë këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme.

Kuptoj shqip më shumë se ua merr mendja. Më pëlqen të jem këtu në Shkodër te Vllaznia, me aq sa di jam në rregull. Por dua të jap përgjigje në mënyrë profesionale, ju pretoj që shumë shpejt do të shpjegoj gjithçka në shqip, është sfida ime.

Ekipi më pak sulmues se herën e parë këtu? Ekipi duhet të punojë fizikisht, duhet një linjë shumë e mirë sulmi, që të jemi fleksibël në daljet para dhe të kemi lidership në fushë, që të besojmë gjatë 90 minutave në rrugën tonë. Askush nuk ka luajtur më parë për kampion në Superiore dhe duhet të arrijmë në këtë pozicion dhe kjo kërkon kohë. Murinjo ishte një nga trajnerët më të suksesshëm dhe nuk besoj se ka barë ndonjë dalje ofensive, vetëm kundërsulme. Edhe ne mund të jemi të suksesshëm me një strategji tjetër”, tha Brdariç për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Shpërndaje