Kryeministri Edi Rama deklaroi se të ardhurat e shtetit duke nisur që nga ky muaj do të bien në pikatë. Në një dalje për mediat Rama theksoi se në këtë luftë, që po vuajnë të gjithë shtetet e botës për shkak të koronavirusit, jemi të vetëm.
Ai theksoi se nuk mund t’ja shtrijmë dorën dikujt për ndihmë, ndërsa tha se mund të përjetojmë tragjedi me qindra të vdekur nga COVID-19.
“Ju lutem dhe ju kërkoj ndjesë 1 mijë herë, dhe mos kërkoni nga unë, të mos përsëris pa pushim; luftërat nuk vinë për të mos na dëmtuar ekonomikisht apo për të mos na e bërë detin kos. Por sjellin rrezikun e plagosjes rëndë dhe të vdekjes ekonomike. Luftrat vinë se si të kullandrisen për të siguruar jetesën në shtëpitë tona. Kjo luftë na kthen që të mbrohemi brenda mureve të shtëpisë. Kjo dot ë thotë motra e vëllezër, se sa do që të kërkoni nga unë, sado që unë t’ju plotësojë të tëra, në këtë shtëpi tonën më të varfër, në lagjen tonë, qeveria do të bëjë me patjetër gjithçka mundet,. Por çdo anëtar i familjes shqiptare duhet të ndërgjegjësohet se gjihçkaja, s’mund të përfshijë shumëçka që kemi në kohë të bekuar të paqes. Qeveria mbledh dhe administron të ardhurat, njësoj si ju në shtëpi. Në luftë të ardhurat gjithnjë bëjnë, si për popullin dhe shtetin. Në këtë luftë të hatashme, të ardhurat e shtetit, të shtëpisë së madhe, do të bien në një pikatë të hatashme. Më dëgjoni më vëmendje…pikërisht se sa nuk e dimë se sa do të zgjas, se dimë se sa do na bien të ardhurat. Ndaj plani ynë për të shpenzuar teksa punojmë më pak se dje, do të kemi më pak të ardhura sesa të kishim po të vazhdonim normalisht. S’mund të kemi një plan për ti kënaqur të gjithë sot dhe ti lëmë me gisht në gojë nesër. Kjo kohë ska lidhje me një kohë të programimit të të ardhmes. Të radhuat në buxhetin e shtetit këtë muaj do të bien shumë. Po sikur mos të mjaftojë për muajt në vazhdim. Si do ja bëjmë ne muajt në vijim brenda shtëpive tona? Si duhet të programojmë ne furnizimin e forcave të rezistencës brenda kështjellës tonë?! Ndajeni mendjen se në këtë luftë për ekzistencë, jemi vetëm. Nuk jemi pas tërmetit, se pasi na ra tavani mbi kokë dhe varrosëm 51 jetë, morëm rrugën e botës dhe me dorë shtrirë si hallexhinj, garantuam fondet e rindërtimit. S’jemi pas tërmetit, po jemi para një furtune ku mund të na marrë qindra e mijëra jetë, të shtrira në spitale apo dhe ne palestra. Nuk kemi kujt t’i shtrijmë dorën tjetër.”, tha Rama.