Java Evropiane e Mobilitetit/ Beci: Shkodrës do t’i shtohen hapësira të tjera për përdoruesit e biçikletave

Share your love

Java Evropiane e Mobilitetit në Shkodër është shënuar me një sërë aktivitetesh të dedikuara promovimit të përdorimit të biçikletave, një traditë e rrënjosur në këtë qytet.

 Në këto aktivitete kanë marrë pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Të rinjtë janë mirëpritur në sheshin para Bashkisë Shkodër nga Kryetari Benet Beci, i cili njoftoi se, pas përfundimit të 12 kilometrave korsive të dedikuara për biçikleta, Shkodrës do t’i shtohen edhe më shumë hapësira të tjera për përdoruesit e biçikletave.

Përveç aktivitetit të sotëm, të dielën do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në kuadër të Ditës Botërore pa Makina, ku për një kohë do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin rrugor: sheshi Demokracia – sheshi Nënë Tereza – rrethrrotullimi i Bulevardit Skënderbeu.

Share your love