Sukses i mundjes shkodrane/ Talenti Alban Sykaj kampion individual dhe Vllaznia si ekip e treta…

Share your love

Pas Kampionatit Kombëtar të Mundjes për moshat 9 dhe 12 vjeçare ku kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Altin Anza spikaten për rezultate të larta, të njëjtën gjë bënë edhe në konkurimin e 15 dhe 17 vjeçarëve, duke treguar se mundja shkodrane është në rrugë të mbarë.

Aktiviteti i fundit i organizuar nga  Federata Shqiptare e Mundjes u zhvillua në qytetin e Vlorës me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira të Shqipërisë, mes të cilëve edhe Vllaznia që konkuroi me pesë sportistë. Spikatjen më të madhe e ka bërë mundësi i talentuar Alban Sykaj, i cili duke konkuruar në peshën deri në 68 kg u rendit në vend të parë duke u shpallur kampion i kësaj peshe.

Shumë pranë titullit kampion individual kanë që edhe mundësit e tjerë shkodranë, Unejs Hafizi konkurues në peshën deri në 52 kg, Halid Ulqinaku pesha 57 kg, Amer Ulqinaku pesha 85 kg, të cilët u rënditën në vendin e dytë. Figurë të mirë sportive bëri edhe Amer Faslija, i cili duke konkuruar në peshën deri në 62 kg u rendit në vendin e tretë.

Në klasifikimin ekipor, Vllaznia e drejtuar nga trajneri pasionant Antin Anza u rendit në vendin e tretë. Një vend nderi ky për mundjen shkodrane, e cila me paraqitjet e saja dinjitoze ka dhënë sinjale shumë pozitive për rikthimin e saj në nivelet e larta, siç ka qënë edhe vite më parë. Rezultate këto që po arrihen në kushte shumë të vështira stërvitore, për të cilën strukturat përkatëse sportive duhet të marrin masat e duhura.

Share your love