Nga sot, edhe dalja në këmbë do të kufizohet vetëm në dy fasha oraresh. Kjo është një masë shtrënguese e marrë nga qeveria, pasi qytetarët nuk po iu binden rregullave. Ata që thyejnë këtë masë, do të gjobitet me 10 mijë lekë, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh
Dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00
Do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!
Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe me mosdhënien e asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e luftës për shkelësin!
Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë!
Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër!
Frikë aspak, kujdes po! me hir ose me pahir! dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!