E larguan pasi denoncoi mungesën e pajisjeve, rikthehet në punë mjeku i urgjencës në QSUT

Shpërndaje

U shkarkua nga detyra dhe u bë një “rrëmujë” e madhe në rrjetet sociale, por sot mjeku Ilir Allkja është rikthyer në detyrë. Lajmin e bën me dije vetë ai duke falenderuar edhe gazetarët për mbështetjen ndërsa pohon se sot mundi të ishte në frontin e parë të luftës ndaj Covid 19, bashkë me kolegët.

“Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë ! Ju falënderojn të gjithëve ! Ne do t’ja dalim !”, shkruan Allkja në rrjetet sociale.

Kujtojmë se mjeku i QSUT, Ilir Allkja, pak ditë më parë denoncoi mungesën e veshjeve speciale për personelin mjekësor.

Shpërndaje