Masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, shkodranët vijojnë të thyejnë rregullat

Shpërndaje

Në Shkodër qytetarët i’u shmangen rrugëve dhe shesheve ku ishin të përqendruara patrullat e policisë dhe u zhvendosën në pedonalen e Molos në dalje të qytetit.

Fëmijë, të rinjtë dhe të moshuar shkelen urdhrin dhe këshillimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi teksa vijuan shëtitjet në këmbe dhe në biçikleta sikur të ishin ditë normale.

Pikat turistike të Shirokes dhe Zogajve janë bllokuar nga policia, po ashtu edhe qendra e qytetit ndërsa sfida e re për forcat e rendit duket se do të jetë ndalimi i grumbullimit të qytetarëve në pedonalen e Molos.

Shpërndaje