Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ngriti shqetësimin e analizave për personat e dyshuar me Covid-19. Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Ademi dha shifrën se në Shkodër bëhet një test në ditë për koronavirusin.
Voltana Ademi: Do të duhet të na bëhet me dije masat që janë marrë. Sa shtretër janë në dispozicion që kanë pajisje frymëmarrje në Shkodër. Unë po kërkoj informacion zyrtar, unë mbase kam një informacion paraprak, por e dua zyrtar. Kjo duhet ti jepet kryetarëve e bashkive kudo që janë dhe sa testime bëhen çdo ditë në territoret tona. Unë kam një informacion paraprak, që fatkeqësisht i bie që të jetë më pak se një në ditë në territorin e bashkisë Shkodër, që do të thotë është skandaloze masa preventive për testimin dhe kontrollin e qytetarëve. Dhe normale pastaj të themi që në Shkodër nuk ka asnjë rast, kur s’ka testime. Unë e dua këtë informacion zyrtar nga ISHP, për të bërë me dije sa teste kryhen në Shkodër çdo dit. Dhe duhet të bëhet e ditur sa tamponë janë në dispozicion për popullatën në ditën në vijim.
Një tjetër shqetësim që ngriti Ademi është mungesa e pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët, që sipas informacioneve të saj personeli mjekësor ka pajisje vetëm për 10 ditë.
Voltana Ademi:Këshilli i Ministrave do të duhet të bëjë me dije cilat do të jenë masat që do të merren për mjekët dhe infermierët. Nga informacionet që kam ata edhe 10-12 ditë kanë mjete mbrojtëse. Shpresoj mos jetë e vërtetë. Të sigurojë a janë marrë të gjitha masat për ata që punojnë në vijën e parë. Policia bashkia, policia e shtetit, ushtria të gjitha ata mjekë dhe infermierë që punojnë në territor në dogana do të kenë ata të gjitha pajisjet. Ne kemi kërkuar, e kemi menaxhuar në nivel lokal për nevojën që kemi pasur, por nuk kemi më dhe kërkojmë mjetet mbrojtëse, maskat dhe dorezat për të gjithë këtë personel që punon në rrugë.