Përkeqësohet gjendja e dy personave në Fier, babë e bijë nisen me urgjencë drejt Infektivit

Shpërndaje

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej tre personave të një familje në Demenas të Fierit të cilët prej ditësh ishin karantinuar në shtëpinë e tyre.

Mësohet se babai dhe vajza kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, ndërsa janë nisur me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë.

Gruaja, e infektuara e tretë me covid 19 vijon të qëndrojë në shtëpi, pasi paraqet gjendje të qendrueshme shëndetesore deri më tani, edhe pse do të duhet të mbahet nën vëzhgim lidhur me simptomat që do të shfaqë.

Ndërkohe pranë spitalit të Fierit kanë mbërritur edhe ekipet e ISHP-së për të marrë tamponet për 17 mjekë, infermierë dhe sanitare të ketij spitali të cilët ishin vetëkarantinuar prej disa ditësh, pas kontaktit që kanë pasur me një 61-vjecare, e cila kishte fshehur faktin që kishte qenë në itali, ku dhe mund të jetë infektuar.

Shpërndaje