LAJM I FUNDIT/ Theu vetë-karantinimin, gjobitet me 700 mijë lekë 29-vjeçari

Share your love


Një 29-vjeçar është gjobitur me 700 mijë lekë pasi ka thyer kushtin e karantinimit ndërsa mësohet se ky urdhër ndaj tij ishte dhënë pasi rezulton me një histori udhëtimi nga Italia.

I riu banues në Dibër ka inicialet E.S., dhe ishte kthyer nga Italia më 3 Mars ndërsa pasd thyerjes së masës vetëizoluese ka frektuentuar ambjente publike në fshatin e tij.

Mësohet se ai kishte histori udhëtimi sepse ishte kthyer nga një zonë që është prekur nga koronavirusi në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet në banesat e personave të kthyer nga vendet e prekura nga COVID-19.

Thyen rregullin për vetëkarantinim, gjobitet nga Policia një 29-vjeçar. Gjobitja me masë administrative në vlerën 700.000 lekë, për shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar. Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë. Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë. 

Share your love