Shkodër/ 16 pika kontrolli, FNSH dhe Ushtria, ja si paraqitet situata diten e sotme…

Share your love

Informacion i datës 15 mars 2020

Në zbatim të Urdhërit të Brendshëm të D.V.P.Shkodër në qytetin e Shkodres, janë ngritur dhe kanë funksionuar gjithsej 16 pika kontrolli me 60 punonjës policie, të mbështetur nga punonjës të FNSH dhe Ushtrisë. Një pikë kontrolli është vendosur në Urën e Bunës për reduktimin e lëvizjes edhe të kembësorëve.

Nuk kemi asnjë të infektuar nga COVID-19 në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në pikën kufitare të Muriqan është nderprerë totalisht qarkullimi, ndërsa në pikën kufitare të Hanit Hotit janë rregjstruar rreth 700 shtetas të huaj dhe vendas që kanë kaluar dy anët e kufirit.

Nga Komisioni i Mbrotjes Civile-Qarku Shkoder është terhequr vemendja përseri për ndërhyrjen e strukturave ligjzbatuese në kontrollin dhe monitorimin e çmimeve si dhe në pastrimim e higjenizimin e rrugeve kryesore e sidomos të vendgrumullimit të mbeturinave.

Është kërkuar që të shpejtohen mekanizmat për sigurimin e maskave dhe dorezave pasi ka mungesa në qytetin e Shkodres.​

Share your love