Pas nderprerjes se procesit mesimor kete te premte ka nisur dezinfektimi i ambjenteve te fakulteteve ne universitetin “Luigj Gurakuqi”. Dezinfektimi sipas rektorit Adem Bekteshi do te zgjase deri te dielen.
I pyetur per rikuperimin e oreve te humbura te procesit mesimor, Bekteshi tha se kjo i takon nje moment te dyte pas kalimit te situates.
Rektori garantoi studentet se rinisja e procesit mesimor do te jete me çdo standart optimal duke u furnizuar çdo fakultet me detergjente dhe pajisje te nevojshme per mbajtjen e higjenes./RealitetiPost/