Doktoreshë Nadire Suma: Qytetarët të vetizolohen, të konsumojnë lëngje dhe vitaminë C

Shpërndaje

Doktresha e repartit te pneumonise ne spitalin e Shkodres Nadire Suma permes emisionit “Perspektive” ne Tv1 Channel foli per gjendjen ne te cilen po kalon vendi yne per shkak te koronavirusit dhe kujdesin ne te cilen duhet te tregojne qytetaret shkodrane.

Nadire Suma: Ne kemi kaluar stinen e virozave nga virusi i zakonshem qe shfaqet çdo vit, ku kishim shume raste. Problemi aktual eshte ai i koronavirus qe shpresojme qe te mos perhapet shume.

Per fat te mire temperaturat ne vendin tone jane duke u rritur dhe ne kushte te ngrohta virozat shprehen me pak.

Kryesisht virozat respiratore kapin femijet deri ne 5 vjeç si dhe moshat mbi 65 vjeç. Deri perpara se te shfaqej koronavirusi i kemi mbrojtur femijet qe te mos shfaqen ne ambjente te mbyllura apo me shume persona si dhe te mos kemi kontakt te drejteperdrejte me te semurin.

Ndersa virusi i ri na ka perballur me probleme te tjera, sepse eshte me rezistent, keshtuqe kujdesi eshte qe te vetizolohemi.

Lengjet dhe produktet e tjera qe permbajne vitamin c duhet te konsu,mohen sa me shume, por kryesorja eshte pastertia ose higjena personale, sepse ky virus ka nje rezistence te nje kohe me te gjate sesa viruset e tjera. Ekziston edhe ne rroba, ne siperfaqe edhe nder duar.

Eshte e kuptueshme qe njerezit nuk mund te qendrojne gjithe kohen ne ambiente te mbyllura, duhet te dalin por te kene kujdes qe te jene ne vende ku ka sa me pak njerez. Shiroka do te ishte mire qe te frekuntohej kete periudhe.

Shenjat e ketij virusi jane te njejtat me ato te nje gripi te zakonshem, pervec se nuk ka teshtitje, temperature ka, marrjen e frymes e ka, dhimbjen e gjoksit e ka, kollen e ka , keshtuqe shenjat jane thuajse te njejta. Por problemi eshte se koronavirusi ka nje kohezgjatje te semundshmerise me te madhe se gripi i zakonshem.  

Shpërndaje