Gazetari Bledian Koka ka lëshuar nj deklaratë të fortë në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora.
Ai tha se, sipas dijenisë së tij, është prekur me koronavirus edhe bashkëshorti i deputetes socialiste Klodiana Spahiu.
Koka: Në dijeninë time, rezulton se disa mjek mes të cilëve edhe bashkëshorti i një deputeteje të PS-së, në dijeninë time bashkëshorti i deputetes socialiste Klodiana Spahiu, që është një ndër shefat e spitalit të Durrësit dhe është vendosur menjëherë në karantinë. Në dijeninë time deputetja e ka bërë tamponin e parë dhe ka rezultuar negative.