Princeshë Elena Gjika, e njohur me emrin artistik “Dora d’Istria”, ishte shkrimtarja, publicistja, piktorja, dhe humanistja e rrallë me origjinë shqiptare. Veprimtarinë e saj e shtriu ndërkombëtarisht, në ndihmë të popujve të Ballkanit dhe mbrojti kudo Shqipërinë dhe shqiptarët.
Vajzat shkodrane dhe mbarë Shqipëria ndihej krenare me intelektualen që lakoi kudo origjinën e saj. 300 vajza nga shkolla femërore në Shkodër, në shenjë adhurimi, mirënjohje dhe vlerësimi i dhuruan “Pendën prej Argjendi”, simbolikë për publicistikën e saj mbi tematikën e emancipimit të gruas.
Në foto portreti i Dora d’Istrias dhe dhurata e “Pendës prej Argjendi”.