Vijon pastrimi i territorit nga mbetjet inerte në Shkodër, Rama: Do të vijojë edhe në zona të tjera…

Shpërndaje

Në qytetin e Shkodrës vijon pastrimi i pikave problematike të ndotjes nga mbetjet inerte dhe urbane.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje ne rrjetin social Facebook teksa thotë se hyrja e qytetit është pastruar plotësisht dhe se puna për pastrimin e pikave problematike të ndotjes do të vijojë edhe në zona të tjera.

Për më tepër, kryeministri ka kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin.

Në Shkodër vijon pastrimi i pikave problematike të ndotjes nga mbetjet inerte dhe urbane. Hyrja e Shkodrës pranë Urës së Bahçallekut është pastruar plotësisht.

Ndërkohë Bashkia do të vijojë punën edhe në zona të tjera duke kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin, duke shmangur në këtë mënyrë edhe sanksionet që përcakton ligji për rastet e ndotjes së qytetit”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Shpërndaje