e-Albania vjen me zë dhe figurë vitin e ardhshëm! Rama: Një person i krijuar me AI do ju orientojë…

Shpërndaje

Në takimin e dytë të Asamblesë së Zgjeruar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Pogradeci se shumë shpejt e-Albania do transformohet. Sipas Ramës, çdo qytetar do ketë mundësinë të komunikojë në kohë reale përmes një sistemi të ri, i cili thekson ai është drejt përfundimit.

Zë dhe figurë, përmes Inteligjencës Artificiale, shprehet kreu i qeverisë është risia e këtij sistemi teknologjik që na shërben të gjithëve.

“Që  ne të rrisim shumë më tepër kapacitetet e vendit në teknologji, flas për të gjitha sistemet teknologjike që mundësojnë një shpejtësi shërbimesh dhe transparencë të lartë. Ju e keni parë se sa shumë në ndihmë ju ka ardhur platforma e-Albania që sot e përdorin të gjithë. Tani, shumë shpejt e-Albania do ta keni në një formë tjetër, që do të jetë njësoj si kur shkruani mesazhe dhe kur merrni mesazhe dhe do të mund të komunikoni në kohë reale përmes një sistemi të ri që jemi duke e përfunduar dhe pastaj besoj brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, s’dua të jap data, do ta keni e-Albanian në xhep me zë dhe figurë përmes Inteligjencës Artificiale.

Do hapësh telefonin duke thënë kam nevojë për këtë, kam nevojë për atë, çfarë duhet të bëj për këtë, në cilën rubrikë të futem e kështu me radhë…Do jetë një person atje, që s’është person real, por i krijuar me AI që do të të orientojë. Ky është një shembull që po e sjell. Këto na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të zhdukur komplet qoftë sekserët, qoftë nevojën për kushërinj dhe kushërinjtë t’i keni me shëndet po qoftë nevojë për kushërinj dhe krushq, edhe krushqit t’ju rrojnë, qoftë dhe kohën  e pafundme që të harxhon marrëdhënia me zyrat.

Shpërndaje