Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare është në zi. Sot, në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti. Lajmin e ka bërë të ditur e bija e tij, gazetarja Alba Kepi.
Me penën e tij, mjeshtri i madh Alimehmeti pasuroi me histori, tregime e poezi artin e vendit tonë. Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.
“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).
Të shumta kanë qenë botimet e tij për fushën sportive, duke ia lënë pas brezave si histori të sukseseve të sportistëve që veç penës së tij nuk kishin tjetër dritare promovimi.