3 gjimnazistët e Shkollës “28 Nëntori” shpallen kampionë në Konkursin e Ideve në Shqipëri…

Shpërndaje

Në kuadër të Edicionit të Dytë të Panairit Automotiv që po mbahet në datat 27-28-29 Tetor në Tiranë, shkolla “28 Nëntori” u përfaqësua me Endrin, Gertin dhe Ermin.

Juria e përbërë nga Deputetja e Qarkut Shkodër Edona Bilali, sipërmarrësja në fushën e automotivit Arjeta Puca dhe drejtuesi i ICTS Labs në Shqipëri Kushtrim Shala gjykuan 5 idetë finaliste, ku shkolla “28 Nëntori” ishte e vetmja shkollë e përgjithshme që arriti në finale duke garuar me 4 projekte nga shkolla të tjera profesionale në vend.

Në fund projekti ‘AI for youth” u shpall fitues së bashku me “Asistenti Mjekësor 2.0” i shkollës profesionale “Harry Fultz”.

Një tjetër trofe për shkollën “28 Nëntori” dhe Shkodrën.

Shpërndaje