Kompozitori i “Luleborës” Simon Gjoni u përkujtua në 100-vjetorin e lindjes me një program të pasur artistik në hollin e teatrit “Migjeni” me pjesëmarrjen e sopranove dhe tenorëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit si Eva Golemi, Armando Likaj, Erinda Agolli dhe Denis Skura.
Përpara koncertit u prezantua edhe libri monografi “Simon Gjoni, muzika dhe epoka” shkruar nga i biri i tij Andis Gjoni.Në emër të Bashkisë Shkodër përshëndeti të pranishmit N/Kryetari i saj Rudin Beka ndërsa premtoi që një nga sheshet e Shkodrës do të marrë emrin e kompozitorit Simon Gjoni. Në këtë aktivitet kujtoi disa nga momentet jetësore të Simon Gjonit edhe kompozitori Zef Çoba.
Në muret e hollit ishin të ekspozuara gjithashtu edhe disa nga fotografitë e kompozitorit Simon Gjoni gjatë momenteve të ndryshme të punës nga përditshmëria e tij.