Vllaznia përkrah drejtorit të akademisë Alban Hasani për situatën e tij familjare. Memelli nuk jep intervista: Jemi të ngarkuar psikologjikisht…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, ka nuk ka dhënë intervistën e zakonshme pas sfidës ndaj Skënderbeut.

“Dola në këtë intervistë vetëm për të respektuar këtë pjesë.

Për hir të së vërtetës, më duhet të jap një lajm jo të mirë për ne, nuk mundem dot, kam shumë ngarkesë.

Për fat të keq, vajza e mikut tonë Alban Hasani, drejtorit të akademisë së Vllaznisë, po lufton me jetën dhe në këto kushte kemi shumë ngarkesë psikologjike dhe më duhet t’ju lë”, tha Memelli për “MCN” pas ndeshjes duke mos dhënë prononcimin e zakonshëm pas sfidës.

Shpërndaje