Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë…

Shpërndaje

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë mëngjes në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Lezhë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Shpërndaje