Kukës/ Gjendet pa shenja jete nga familjarët 31-vjeçari, çfarë dyshohet…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pla, të Hasit.

Familjarët kanë gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin 31-vjeçar. Dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Më datë 15.10.2023, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi, 31 vjeç, banues në fshatin Pla, Has, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje