Vrasja dhe plagosja në Dukagjin/ Lihen të lirë katër të shoqëruarit…

Shpërndaje

Lihen të lirë 4 të shoqëruarit në policinë e Shkodrës për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij, Gjin Gurit. Pas dëshmisë se dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore ato janë lënë të lirë.

Njëri prej tyre Edmond Nika, ka folur për mediat duke deklaruar se ditën e vrasjes ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit por në fshatin Stom Golem.

Për këtë ai shprehet se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar. Madje ai shton se ka 3 muaj qe nuk ka qenë ne zonën e Dukagjinit.

Shpërndaje