Dukagjin/ U vra babai dhe u plagos i biri, dalin emrat…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Dukagjinin,  ku është vrarë me armë zjarri Zef Guri dhe është plagosur rëndë i biri, Gjin Guri.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Malit të Shoshit, ndërsa policia është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe po ashtu autori ose autorët.

Shpërndaje