Eksperti i Policisë Rrugore Gerhard Baka, i ftuar në Euronews Albania tha se një nga problematikat më të mëdha është edhe hedhja e sendeve nga automjetet.
Ai theksoi se nëse hedh sende nga dritarja e makinës ndëshkohesh, ku për hedhjen e bishtave të cigaresh merr gjobë nga 25 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.
“Çdo send që mund të hedhësh nga dritarja dhe ndot ambientin është i ndëshkueshëm. Për hedhjen e bishtit të cigaresh merr gjobë nga 25 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja”-tha ai.
Kujtojmë që Policia Rrugore ka gjobitur me qindra drejtues automjetesh për hedhjen e sendeve jashtë makinës kur janë në lëvizje.