Dy golat e Bekim Balaj mposhtin Teutën në “Loro Boriçi”…

Shpërndaje

Bekim Balaj “bekon” Vllazninë. Sulmuesi i njohur realizoi dy gola sonte, për t’i dhënë fitoren 2-0 skuadrës së tij ndaj Teutës, në përballjen e mbajtur në Shkodër.

Balaj shënoi fillimisht në të 16-tën minutë, ndërsa dyfishoi në fundin e fraksionit. Shkodranët rikthehen kështu te rezultatet pozitive, teksa renditen në vendin e 3-të me 8 pikë. Durrsakët gjenden në vendin e 8-të me 4 pikë.

11 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë përveç një kartoni të kuq të portierit të ?Djemve të Detit?, Dema, me të dy skuadrat që tashmë duhet të fokusohen te ndeshjet e radhës. Vllaznia do presë Egnatian në shtëpi, sakaq Teuta sfidon Kukësin. Ky ishte takimi i fundit për sonte në Superiore. 

Shpërndaje