Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu takim me nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër…

Shpërndaje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër.

Në një diskutim të hapur dhe shkëmbim idesh, Manastirliu u njoh me pritshmëritë që ata kanë nga sistemi arsimor, për të jetësuar ëndrrat dhe aspiratat e tyre.

“Kënaqësi të takoja të rinj kaq të talentuar, pjesëmarrës dhe fitues të olimpiadave që janë motiv krenarie për Shkodrën dhe Shqipërinë. Objektivi ynë është shtrirja e SmartLabs në mbi 200 shkolla të tjera duke filluar nga viti i ardhshëm, për të rritur aksesin në teknologji, dijet në programim dhe kodim e për t’iu dhënë mundësi nxënësve të përgatiten për të ardhmen dhe shpalosin potencialin e jashtëzakonshëm drejt inovacionit dhe zgjidhjeve inteligjente”, u shpreh ministrja.

Manastirliu informoi se vitin e shkuar janë hapur 100 SmartLabs, ndërsa në vitin shkollor 2023-2024 synohet hapja e 216 të tjerëve.

“Fokusi dhe objektivi është që ne të kemi akoma më shumë të rinj në këto laboratorë. Është shumë e rëndësishme që këta laboratorë të bëhen sa më shumë efektivë”, shtoi ajo.

Shpërndaje