Memelli: “Djemtë dhanë maksimumin nga i pari tek i fundit, duhet të vazhdojmë me kokën lart”…

Shpërndaje

Pas ndeshjes Laçi 2-1 Vllaznia, trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli për MCN TV:

“Pas shënimit të golit, duhet të kishim menaxhuar më mirë. Nuk duhet të kishim humbur topin. Pjesa e dytë ishte e balancuar. Ishte mirë sipas meje por më pas erdhi ai gol nga distanca. Djemtë dhanë maksimumin nga i pari tek i fundit. Një rezultat që dhemb por ndeshjet janë afër dhe për 3 ditë kemi Teutën. Duhet të vazhdojmë me kokën lart. Nuk kënaqemi kur humbasin, por duhet të menaxhojmë këto situata. Përgjegjësia fillon nga unë i pari.

Nëse dy rastet e Grudës do të ktheheshin në gol do të ishte ndeshje tjetër. Nëse do ta ndajmë skuadrën në reparte atëherë do të merremi me individë të caktuar. Nuk më pëlqen kjo, një skuadër luan mirë në fazën mbrojtëse apo sulmuese. Ne donim të izolonim Kryeziun me Balajn dhe Boshnjakun. Krymi e menaxhoi mirë Sobowalen, deri në pësimin e golit që duhej menaxhuar më mirë nga skuadra aty brenda zonës. Përpos rezultatit djemtë bënë mirë, luftuan, por duhet t’u jepet meritë kundërshtarit. Shënuan një gol që nuk kapej.

Dëmtimi i Hakajt është pjesë e lojës. Nuk mund të bëjmë dot ndryshe. Më tepër më mërziti që shkaktojmë faull në zonë ku lojtari është me shpinë nga porta. Por, ndonjëherë dashur pa dashur lojtarët dalin nga detyra. Kjo është pjesë që më takon mua për ta përmirësuar bashkë me lojtarët.

Arbitrimi? Nuk kam koment për këtë, Bujar Pregjën e keni aty, ti nxjerri pamjet. Ajo që kërkoj është që duhet të dilte topi jashtë pasi u vra një lojtar i joni. U përplasën dy lojtarë kokë më kokë. Nuk dua të merrem me këtë punë.

Nervozizmi me Balajn? Janë prezente këto, unë do t’i flas me Bekimin, por që po marrim kartona që janë jashtë luftës sportive. Edhe Boshnjaku e mori për këtë qëllim. Nuk është momenti të them fjalë më tepër pasi ata janë lojtarë të maturuar.”

Shpërndaje