Vranë shqiptarin brenda shtëpisë së barit në Angli, jepet vendimi për 13 anglezët, disa dënohen me burgim të përjetshëm…

Shpërndaje

jykata angleze ka dhënë vendimin për 13 anglezë, anëtarë të një bande kriminale, të akuzuar për vrasjen me thikë të shqiptarit Xhovan Pepaj, gjatë një grabitjeje në dhjetor 2021 në një shtëpi bari, raporton media Kent

Të gjithë personat kishin organizuar vjedhjen e bimëve të kanabisit në një shtëpi bari në Caley Road, Tunbridge Wells ku u përballën me shqiptarin Xhovan Pepaj, të cilin e vranë. Policia mbërriti në shtëpinë e barit pasi gjeti bimë kanabisi të hedhura përgjatë rrugës që të çonte në shtëpi.

Çështja ndaj 13 të pandehurve u nda në dy gjykime në Gjykata të veçanta. Gjyqi i parë u mbajt në Loughborough, më 18 maj 2023.

Ciaran Stewart, 20 vjeç, u shpall fajtor për vrasje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë një minimum prej 26 vjetësh (minus kohën e kaluar në paraburgim).

Kelvin Amoako, 18 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë minimumi 22 vjet (minus kohën e kaluar në paraburgim).

Bartosz Malawski, 28 vjeç, u shpall fajtor për vrasje dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë minimumi 22 vjet (minus kohën e kaluar në paraburgim).

Nathan Rainforth, 22 vjeç, u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me shtatë vjet e gjysmë.

Donte Simpson-Palmer, 19 vjeç, u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me gjashtë vjet.

Charles Reilly, 28 vjeç,  u shpall fajtor për bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u burgos për dhjetë vjet.

Mohammed Miah, 26 vjeç, u shpall fajtor për bashkëpunim për të kryer grabitje. Ai u dënua me gjashtë vjet e gjysmë.

Gjyqi i dytë

Procedurat lidhur me të pandehurit e tjerë vazhduan në muajt në vijim. Ray Renda, 23 vjeç, u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës Isleworth për akuzat e vrasjes nga pakujdesia dhe bashkëpunim për të kryer grabitje. Në korrik, u mbajt gjyqi për pesë të akuzuarit e tjerë Jonathan Hedges, 26 vjeç; Nathan Turner, 30 vjeç; Zach Cutting, 25 vjeç; Glen Hough, 52 vjeç; Fabian Szymula, 21 vjeç; Të enjten, më 14 shtator, të gjithë u shpallën fajtorë për bashkëpunim në grabitje.

Shpërndaje