Kalendari i ndeshjeve të kësaj jave në Kategorinë Superiore ka pësuar disa modifikime. FSHF, për të mos pasur përplasje me ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve, ka ndryshuar oraret e planifikuara fillimisht për sfidat Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu.
Sfida e parë ishte planifikuar në orën 16:00 ndërsa e dyta në orën 19:00 sipas kalendarit fillestar. Por për të shmangur përplasjet me ndeshjet e turneut ndërkombëtar për klube, FSHF ka bërë modifikimin e nevojshëm, duke i kaluar të dy këto ndeshje në orën 15:00.
Sa u përket ndeshjeve të ditëve të tjera, ato nuk kanë pësuar ndryshime me sfidën Erzeni-Dinamo që luhet të dielën, ndërsa duelet Kukësi-Tirana dhe Partizani-Egnatia të cilat zhvillohen të hënën.
JAVA 4 / KALENDARI
Të dielën, 17.09.2023
Erzeni-Dinamo ora 16:00
Të hënën, 18.09.2023
Kukësi-Tirana ora 16:00
Partizani-Egnatia ora 18:30
Të martën, 19.09.2023
Laçi-Vllaznia ora 15:00
Teuta-Skënderbeu ora 15:00