Memelli: Lamë dy pikë ndaj Erzenit, nuk më pëlqeu menaxhimi i arbitres Rusta…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, u shfaq i zhgënjyer pas barazimit që skuadra e tij regjistroi ndaj Erzenit.

Për MCN TV, Memelli deklaroi se për mënyrën si shkoi ndeshja, shkodranët lanë dy pikë.

Tekniku kuqeblu, kishte gjithashtu pretendime edhe për gjykimin e arbitres Emanuela Rusta.

Lamë dy pikë shumë të arta, sepse kaluam të parët në avantazh. Bëmë disa gabime, që në fund na kushtuan në lojë. Ajo që na prishi ekuilibrat në lojë, janë dy dëmtimet e Krymit dhe Juric.

Humbëm nga cilësitë që kishim në ndeshjen me Kukësin. Kemi humbur dy pikë sot, por skuadra provoi deri në fund. Nuk më pëlqeu menaxhimi i situatës, pasi arbitrja tentoi të ndëshkonte Erzenin me kartonin e dytë të verdhë, por ndërroi mendje më pas.

Rastet dhe sulmet i kishim të shumta, goditëm dy herë shtyllën, shënuam dhe na u anulua goli, çfarë mund të them më shumë?!

Shpërndaje