Policia Rrugore e Shkodrës kontrrolle të shtuara në akset kryesore…

Shpërndaje

Policia Rrugore e Shkodrës

Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Gjatë 2 javëve të fundit,

✅Janë proçeduar penalisht 26 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, si dhe pa leje drejtimi;

✅Janë pezulluar 12 leje drejtimi për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.

Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:

•Janë ndëshkuar 844 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë ndëshkuar 121 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 40 shtetas, për drejtim të automjetit, në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e alkolit.

•Janë ndëshkuar 52 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

• Janë ndëshkuar 53 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 110 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 165 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj, dhe për rritje të kujdesit dhe vigjilencës në qarkullim, gjatë ditëve me lagështi në rrugë.

Shpërndaje