Mbyllen hetimet, SPAK çon për gjykim Fran Tucin dhe 2 të tjerë…

Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, dhe ish-kreun e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, thotë SPAK rezulton se është e provuar që Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të një sipërfaqeje pyjore të Bashkisë Fushë Arrëz.

Po ashtu administratori i firmës “Legjendari“ Durim Markgjekaj akuzohet për ndërtim të paligjshëm.

“Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1.Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

2.Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

3.Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz. 

Ndërsa i pandehuri Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe tëdrejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz”-njofton SPAK.

Tuci u vu në pranga më datë 13 Korrik të këtij viti i akuzuar për shpërdorim detyre. Për të njëjtën akuzë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” u vendos edhe ish-administrator i Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku.

Shpërndaje