Japonia ka pasuruar bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës me bjë sërë tituj librash të gjinive të ndryshme .
Me këtë rast ,në këtë bibliotekë u zhvillua një ceremoni ku i pranishëm ishte vetë ambasadori i Japonisë në Tiranë , Takada.
Ambasadori Takada u shpreh se dhurimi i këtyre librave bëhet në kuadër të projektit “Rrjeti Japan Projekt “.
Që nga viti 2011 kur u krijua ky projekt janë dhuruar 800 libra të studiuesve japonezë dhe të huaj.
Më tej ,ambasadori Takada theksoi se marrëdhëniet Japoni –Shqipëri sa vijnë dhe rriten jo vetëm në fushën e diplomacisë ,por edhe të kulturës.
“Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë çdo vit përmirësohen, jo vetëm përmes diplomicisë , por edhe shkëmbimit të kulturave.
Vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë , 41 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe 5 vjetorin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Tiranë.
Ambasada japoneze është shumë e angazhuar t’i përcjellë sa më afër kulturën japoneze popullit shqiptar . Shpresoj që dhurimi i këtyre librave të shërbejë sa më shumë në kuptimin e kulturave të njëri- tjetrit “,-u shpreh ambasadori Takada.
Nga ana e tyre ,drejtuesit e Bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës vlerësuan dhe falenderuan ambasadorin japonez për kontributin e dhënë në pasurimin e kësaj biblioteke.