Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Amarildo Nikollin, 35 vjeçari nga Shkodra, i cili u arrestua në Vlorë me armën pistoletë me silenciator me vete në shëtitoren Lungomare.
Dyshohet se shkorëdrani kishte ardhur në Vlorë për të kryer atentat.
Ndaj Amarildo Nikollit rëndon akuza e “Armëmbajtje pa leje, dhe prodhim i armëve, lëndëve shpërthyese dhe municioneve”.
Burime jozyrtare bëjnë me dije se objektiv i atentatit ishte biznesmeni që iu ka shpëtuar disa ngjarjeve kriminale Inez Hajrulla.
Nikolli ishte strehuar për më shumë se një muaji në Vlorë së bashku me të dashurën e tij, në një banesë në zonën e hyrjes së qytetit.
Nikolli dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim, të gjitha ambientet që frekuentonte dhe posedonte biznesmeni kontrovers i cili iu ka shpëtuar më herët dy atentateve.